“Së shpejti do të vërehej një qetësi e tmerrshme, gjatë
së cilës çdo gjë do të bashkohej kundër fuqisë dhunuese të
“Kur Sila deshi t'ia jepte lirinë Romës, ajo nuk ishte në
Ky libër përmban tipare që mund t'u përshtaten të gjitha
qeverive, mirëpo ai ka një qëllim akoma më të saktë, ai në
veçanti mishëron një sistem politik i cili asnjë ditë të vetme nuk
ka ndryshuar në mënyrën të ushtruarit të vetë, që nga dita e
kobshme dhe tashmë, fatkeqësisht, tepër e largët, e hipjes së tij
Këtu nuk bëhet fjalë as për traktat e as për pamflet,
opinioni i popujve bashkëkohorë është tepër i qytetëruar që të
mund të pranojë të vërteta të vrazhda lidhur me politikën
moderne. Kohëzgjatja mbinatyrore e disa sukseseve përndryshe
prish edhe vet ndershmërinë; mirëpo ndërgjegjja publike
Për disa gjëra dhe disa parime gjykojmë më mirë kur i
vështrojmë jashtë kornizave në të cilat zakonisht na shfaqen
para syve; ndërrimi i këndvështrimit ndonjëherë e tmerron
Këtu gjithçka është paraqitur në trajtën e një sajimi, do
të ishte e tepërt që paraprakisht t'ua jepnim çelësin. Po qe se ky
libër ka njëfarë rëndësie, po qe se në vete përmban një mësim,
atëherë vet lexuesi duhet ta kuptojë atë e jo ta komentojmë.
Përndryshe, ky lexim është plot argëtim. Sidoqoftë, duhet të
lexohet ngadalë, ashtu siç bëjmë me shkrime që nuk janë
Nuk do të parashtrohet fare pyetja se cila dorë i ka
shkruar këto faqe, veprat si kjo që kam përpara janë disi
pavetore. Ajo i përgjigjet thirrjes së ndërgjegjes: të gjithë e kanë
hartuar, ajo është kthyer, autori fshihet, sepse ai nuk është gjë
tjetër veçse redaktor i një mendimi që jeton në kuptimin e
përgjithshëm. Ai është vetëm një bashkëfajtor pak a shumë i
padukshëm i koalicionit të së mirës.
Më thanë se në brigjet e këtij plazhi të shkretë do ta
takoja hijen e të madhit Monteskie. Mos është vallë mu ajo që
Mbiemri “i Madh” këtu nuk i takon askujt, o Makiavel.
Megjithatë unë jam ai që ju kërkoni.
Mes njerëzve të shquar, hijet e të cilëve popullojnë
errësirën e amshueshme, asnjë tjetër nuk do të kisha dashur të
Vallë çka mund të shkëmbejnë ata që kanë pushtuar
këto brigje të errëta, përveç brengave dhe keqardhjes?
A flet kështu filozofi, apo një burrë shteti? Çfarë
rëndësie ka vdekja për atë që kanë jetuar nga të menduarit,
meqë mendimi nuk vdes? As edhe hiçi nuk ia ka dalë t'i këputë
të gjithë penjtë që na lidhin me tokën, sepse pasardhësit akoma
flasin për ata që, si ju, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në
shpirtin njerëzor. Parimet tuaja politike në këtë çast sundojnë
Ju nuk po flisni fare për vete, Makiavel, është modesti e
tepërt, kur pas vetes keni lënë famën madhështore të autorit të
Më duket sikur a kuptoj talljen që fshihet pas fjalëve
tuaja. Ky libër më dhuroi një famë fatale, e di këtë, ai më bëri të
përgjegjshëm për të gjitha tiranitë, ai ma solli mallkimin e
popujve që në mua kanë mishëruar urrejtjen e tyre ndaj
despotizmit, ai i helmoi ditët e mia të fundit. Me liri u rrita, me
liri dhashë shpirt. Jetën e kalova në dëbim. Vdiqa i varfër dhe i
harruar. Ja pra jeta ime, dhe ja krimet që më kushtuan
mosmirënjohjen e atdheut tim, urrejtjen e pasardhësve. Ndoshta
qielli do të jetë më i drejtë ndaj meje.
I dija të gjitha, Makiavel, dhe pikërisht për atë arsye nuk
ia dola të kuptoja si qe e mundur që një patriot fiorentin, një
shërbëtor i Republikës, të bëhet themelues i asaj shkolle të errët
që ju dha për nxënës të gjitha kokat e kurorëzuara, por e cila
është e përshtatshme për t'i arsyetuar krimet më të shëmtuara
Po sikur t'ju thosha se ai libër nuk qe gjë tjetër veçse një
tekë diplomati; se nuk pati aspak qëllim të bënte bujë; se fitoi
një famë të cilën nuk e njohu fare autori; se u hartua nën
ndikimin e ideve që atëbotë përqafonin të gjitha principatat
italiane, lakmuese për t'u zgjeruar mbi kurrizin e njëra-tjetrës,
dhe që drejtoheshin nga një politikë e zhdërvjelltë për të cilën
Krimi im i vetëm qe ai që edhe popujve edhe mbretërve
ua thash të vërtetën; jo të vërtetën morale, por të vërtetën
politike; jo të vërtetën ashtu siç duhej të ishte, por ashtu siç
është, ashtu siç do të jetë gjithmonë. Nuk jam unë ai që e
themeloi doktrinën, atësinë e së cilës ma veshin; atë e krijoi
zemra njerëzore. Makiavelizmi ka ekzistuar para Makiavelit.
Meqë ju nuk e lartësoni despotizmin deri në parim,
meqë edhe ju vet e konsideroni si të keqe, më duket se kështu
ju atë edhe e dënoni; së paku për këtë mund të pajtohemi.
Nuk pajtohemi aspak, Monteskie, sepse ju nuk e keni
kuptuar tërë mendimin tim. Njeriu ka më shumë prirje nga e
keqja se nga e mira. Gjithsecili synon të sundojë, dhe nuk
ekziston njeri që nuk ka qenë shtypës, po qe se i është dhënë
rasti; të gjithë apo thuajse të gjithë, janë të gatshëm që t'i
flijojnë të drejtat e të tjerëve për hir të interesave vetjake.
Në zanafillën e shoqërisë ekziston forca e egër dhe e
shfrenuar, më vonë vjen ligji, me fjalë të tjera, prapë forca,
mirëpo, e përcaktuar në disa trajta. Forca çdoherë del para
Përndryshe, a nuk vëreni se edhe vet fjala drejtësi, në
vete, është e papërcaktuar sa s'ka më? Ku fillon dhe ku mbaron
ajo? Pisistrati pushtoi kështjellën me një grusht dhe përgatiti
shekullin e Periklit. Bruti shkeli Kushtetutën monarkike të Romës
dhe me një goditje të thikës e themeloi Republikën që për nga
madhësia paraqet shfaqjen më madhështore që i është dhuruar
botës. Çdo gjë mund të jetë e mirë ose e keqe, varësisht nga ajo
se për çka e përdorim dhe çfarë fryte nxjerrim nga ajo: qëllimi i
Po dhuna e dinakëria a janë gjë e keqe? Po, por duhet të
përdoren, edhe atë mjaft bile, për t'i sunduar njerëzit, derisa
njerëzit mos të shndërrohen në engjëj.
Për mua doktrinat tuaja nuk përmbajnë asgjë të re,
Makiavel, dhe, po qe se ndjej njëfarë bezdie për t'i refuzuar, e
ndjej më pak nga shkaku se ato e brengosin arsyen time, sesa
nga shkaku se ato, të vërteta apo jo, nuk kanë asnjë baze
filozofike. Në politikën tuaj ju nuk i leni vend as moralit, as
religjionit, as drejtësisë; nuk keni gjë tjetër në gojë veçse dy
Dhunën ju e shndërroni në parim, kurse dinakërinë në
sentencë qeverisjeje. Sipas parimit tuaj e mira mund të vijë nga
e keqja, dhe është e lejuar të bëhet keq po qe se nga ajo e keqe
mund të rrjedhe ndonjë e mirë. Kësisoj, ju nuk thoni: në thelb,
është mirë që mos të mbahet fjala e dhënë; është mirë të
përdoret korrupsioni, dhuna ose vrasja. Por thoni: mund të jemi
të pabesë, po qe se kemi leverdi, të vrasim, po qe se e do
nevoja, t'i rrëmbejmë të tjerët, po qe se kemi dobi. Po ngutem
të shtoj se këto parime në sistemin tuaj vlejnë vetëm për
sundimtarët, ose për rastet kur bëhet fjalë për interesat e tyre,
A nuk keni thënë ju vet se në shtetin despotik frika
është e nevojshme, virtyti i panevojshëm, ndershmëria e
rrezikshme, se nevojitet bindje e verbër.
Po, kam thënë, mirëpo, kur i vërejta mjetet e tmerrshme
me të cilat mbahet në këmbë pushteti tiranik, atë e thashë me
qëllim që ai të dobësohej, dhe assesi për t'ia rritur namin. Atë e
thashë me qëllim që t'ia nxisja tmerrin nga ai atdheut tim, i cili
kurrë, fatmirësisht për atë, nuk e ka ulur kokën nën një zgjedhë
të ngjashme. Shtypësit nuk veprojnë vetëm në emër të
leverdisë, ata veprojnë në emër të detyrës. Atë ata e shkelin, por
prapëseprapë i referohen asaj; doktrina e leverdisë, domethënë,
po aq e pafuqishme në vetvete, sa janë edhe vet mjetet me të
Këtu, po ju ndërpres. Ju keni parasysh leverdinë, kjo
mjafton për t'i arsyetuar të gjitha nevojat politike të cilat nuk
O zot, ju e pranoni moralin, ju e pranoni drejtësinë në
marrëdhëniet midis njerëzve, mirëpo ju u bini shqelm të gjitha
këtyre rregullave kur bëhet fjalë për shtetin ose për
sundimtarin. Me një fjalë, politika nuk ka asgjë të përbashkët me
moralin. Ju i lejoni monarkut atë që ia ndaloni shtetasit.
Domethënë, ju besoni se shtetasi do t'i respektojë ligjet kur të
kuptojë se edhe vet ai që i ka hartuar ato, i shkel; ju besoni se ai
nuk do të zhytet në rrugën e dhunës, korruptimit ose
mashtrimit, kur të shohë se si për të njëjtën rrugë pandërprerë
ecin ata të cilët kanë për detyrë ta udhëheqin? Ejani në vete!
Dijeni se çdo uzurpim i sundimtarit në fushën e interesave
publike, autorizon një shkelje të ngjashme të ligjit në sferën e
shtetasit, se çdo pabesi politike shkakton një pabesi shoqërore,
se çdo dhunë lart, përligj dhunën poshtë.
Ju i adhuroni njerëzit e mëdhenj, unë i adhuroj vetëm
institucionet e mëdha. Unë mendoj se popujve, për të qenë të
lumtur, me pak u nevojiten njerëz gjenialë se sa njerëz të
ndershëm. Varësisht nga ajo se sa mirë janë njohur parimet e
shkencës politike, ligji ia ka zënë vendin forcës, si në parim,
ashtu edhe në fakt. Padyshim se çdoherë do të ketë shtrëngata
të lirisë, dhe se edhe më tej do të kryhen mjaft krime në emër të
saj, mirëpo nuk ekziston më fatalizmi politik. Po qe se ju në
kohën tuaj keni mundur të thoni se despotizmi ka qenë një e
keqe e domosdoshme, sot nuk mund ta thoni më një gjë të tillë,
sepse falë gjendjes aktuale të zakoneve dhe institucioneve
politike te shumica e popujve të Evropës, despotizmi është bërë
I pamundshëm?. Po qe se ia arrini të ma vërtetoni këtë,
pajtohem të bëj një hap në drejtim të ideve tuaja.
Do t'ua vërtetoj fare lehtë, po qe se doni të më përcillni
Me gjithë dëshirë, por kini kujdes: më duket se shumë
Sot, pikërisht institucionet, dhe jo njerëzit, sigurojnë
sundimin e lirisë dhe të zakoneve të mira nëpër shtete. Shtetet,
ashtu si edhe sovranët, sot udhëhiqen vetëm me ndihmën e
rregullave të drejtësisë. Një ministër që do të frymëzohej nga
mësimet tuaja as një vit nuk do të mund të qëndronte në
Nevojiten shekuj e shekuj për t'i ndryshuar parimet si
edhe trajtën e qeverisjes nën të cilën popujt janë mësuar të
Sistemi juaj politik nënkupton që grupeve të ndryshme
që e përbëjnë shoqërinë t'u jepet një pjesë deri diku e barabartë
e veprimit, në mënyrë që veprimtaritë shoqërore të konkurrojnë
në proporcion të barabartë. Ju nuk doni që elementi aristokratik
të jetë më i rëndësishëm se elementi demokratik. Megjithatë,
është në vet natyrën e institucioneve tuaja që më shumë forcë
t'i jepet aristokracisë sesa popullit, më shumë forcë sundimtarit
sesa aristokracisë, duke i përpjesëtuar në atë mënyrë pushtetin
me aftësitë politike të atyre që atë duhet ta ushtrojnë.
Në pamje të parë shihet një shoqëri monarkike, mirëpo
në thelb, çdo gjë është demokratike, meqenëse, në realitet, nuk
ekziston asnjë pengesë në mes të klasave dhe puna është mjeti i
çfarëdo përfitimi. A nuk i bie përafërsisht kështu?
Po, Makiavel. Ju së paku jeni në gjendje t'i kuptoni
Mirë pra, të gjitha këto gjëra të bukura kanë kaluar ose
do të kalojnë si një ëndërr, sepse ju keni një parim të ri i cili me
një shpejtësi të rrufeshme i shkatërron të gjitha institucionet.
Parimi i sovranitetit popullor. Populli, në sajë të një
rrjedhe absolutisht të pashmangshme, kurdo qoftë, do ta marrë
në dorë tërë pushtetin, për të cilin është pranuar se gjithë
parimi përmbahet në të. Por a ka për ta ruajtur atë pushtet? Jo.
Pasi të kalojnë disa ditë të marra, do të mërzitet dhe do t'ia
dorëzojë atë ushtarit të parë fatlum që do ta takojë rrugës.
Parimi i sovranitetit popullor është shkatërrues për çdo
shoqëri, ai në mënyrë të papërcaktuar lejon të drejtën e
revolucionit. Ai i vë të gjitha shoqëritë në luftë të hapur kundër
të gjitha fuqive njerëzore, e bile edhe kundër Zotit. Ai është vet
mishërimi i forcës. Ai popullin e shndërron në bishë të egër që
pasi të ngopet me gjak bie në gjumë, e pastaj në vargonj. Kjo pra
është rruga e pandryshueshme e shoqërive të cilat lëvizjen e
tyre e rregullojnë sipas parimit: sovraniteti popullor çon në
Disa vjet anarki janë shpeshherë më pak të kobshme për
shtetin sesa shumë vjet despotizëm i qetë.
Sido që të jetë, anarkia çon në despotizëm. Kurse për ju,
despotizmi paraqet barbari. Ja pra, kështu popujt i kthehen
barbarisë në rrugën e qytetërimit. Nga idetë e mërzitshme dhe
nga tronditjet e revolucioneve kanë lindur shoqëri të
çinteresuara e të zhgënjyera që kanë zbuluar mospërfilljen si në
politikë, ashtu edhe në religjion, shoqëri që stimulohen vetëm
nga kënaqësitë materiale, që jetojnë vetëm nga leverdia,
shoqëri që nuk kanë kult tjetër pos kultit të floririt. Mbase nuk
mendoni se klasat e shtypura me mish e me shpirt përpiqen ta
marrin pushtetin në dorë vetëm për hir të dashurisë ndaj lirisë?
Jo, këtë ato e bëjnë vetëm nga urrejtja ndaj atyre që e
posedojnë atë; fundja, për t'ua rrëmbyer pasuritë, atë mjet
kënaqësie që pikërisht ua kanë zili.
Ata që posedojnë kërkojnë nga të gjitha anët e me
ngulm dorën e hekurt, pushtetin e fortë. Ata kërkojnë vetëm një
gjë; që pushtetin ta mbrojnë nga lëkundjet që struktura e tij e
dobët nuk mund t'i durojë; dhe që pikërisht atyre t'ua japë
sigurinë e nevojshme në mënyrë që të mund t'i gëzojnë dhe t'i
kryejnë punët e tyre. Çfarë trajta pushteti dëshironi të zbatoni
në shoqëri ku korruptimi është futur kudo, ku pasuria fitohet
vetëm me dinakëri, ku morali të vetmen garanci e gjen në ligjet
shtypëse, ku bile edhe ndjenja e atdheut është zhdukur në
Unë nuk shoh shpëtim tjetër për ato shoqëri, që u
përngjajnë viganëve të vërtetë mbi këmbë argjile, përveçse në
institucionin e centralizimit pa masë, i cili mbarë forcat e
popullit i vë në shërbim të atyre që qeverisin në një sistem të
gjerë legjislativ i cili një nga një prapë do t'i marrë në dorë të
gjitha liritë që në çaste pakujdesie i ka dhuruar.
Ngurroj t'ju përgjigjem, Makiavel, meqë fjalët tuaja të
fundit përmbajnë njëfarë përqeshje djallëzore, që në brendinë
time lind hamendjen se bisedat tuaja nuk përputhen me
mendimet tuaja të fshehta. Ju posa paraqitët një pasqyrim ogurzi
të shoqërisë moderne; unë nuk mund ta di se a është ai i vërtetë
apo jo, por pasqyrimi juaj së paku nuk është i plotë, sepse, çdo
gjë, përveç të keqes ka edhe të mirën e vetë, kurse ju ma
paraqitët vetëm të keqen; përndryshe ju nuk më dhatë
mundësinë që të vërtetoj se deri në çfarë mase keni të drejtë,
meqë nuk e di se për cilët popuj dhe për cilat shtete e patët
fjalën, derisa ma përshkruat atë tablo të zymtë të zakoneve
Si timonier i shkathët, ju shoh se si po u shmangeni
gumave. Përgjithësimet ndihmojnë shumë gjatë diskutimeve;
mirëpo më duhet pranuar se jam tejet i padurueshëm të dëgjoj
se si ia dilni me parimin e sovranitetit popullor. E pranoni ju atë,
Nuk mund t'i përgjigjem dot pyetjes së parashtruar në
E dija se edhe truri juaj do të turbullohej pranë një
Mashtroheni Makiavel. Po qe se sovraniteti është i
përmbajtur diku, atëherë ai është i përmbajtur në mbarë
kombin; andaj unë para së gjithash do ta quaja sovranitet
kombëtar. Mirëpo, ideja e këtij sovraniteti nuk paraqet një të
vërtetë absolute, ajo është vetëm relative. Sovraniteti i aftësisë
njerëzore përputhet me një ide thellësisht përmbysëse. Nuk
është e saktë të pohohet se kombet janë pronarë të plotë të
fateve të tyre, se pronari më i lartë i tyre është vet Zoti, dhe ato
asnjëherë nuk mund të jenë jashtë pushtetit të tij.
Unë do të dëshiroja të vinim në përfundime më të sakta.
Deri ku shtrihet dora e Zotit mbi njerëzimin? Kush i krijon
Kështu është shkruar: Zoti krijon mbretërit.
Ai është përkthimi që përdor Sundimtari, o Makiavel, por
nuk është përkthimi i Shkrimit të Shenjtë. Zoti ka caktuar
sovranitetin, por jo edhe sovranët. Dora e tij e plotfuqishme
është ndalur aty, sepse pikërisht aty fillon vullneti i lirë njerëzor.
Si popujve, ashtu edhe mbretërve ai ua ka lënë përgjegjësinë
Domethënë, sipas mendimit tuaj, popujt disponojnë me
Kini kujdes që, duke kundërshtuar këtë, mos të mohoni
një të vërtetë botërisht të njohur. Kjo nuk është asgjë e re për
Megjithatë, po qe se popujt i zgjedhin udhëheqësit e
tyre, atëherë, ata mund edhe t'i përmbysin? Po qe se popujt
kanë të drejtë ta vendosin një trajtë të pushteti që atyre u
përgjigjet, kush mundet vallë t'u pengojë që atë edhe ta
Ju e përzieni të drejtën me shpërdorimin, që mund të
rrjedhë nga ushtrimi i saj, parimet me zbatimin e tyre; këto janë
dallimet themelore, për të cilat ne s'mund të merremi dot vesh.
Mos shpresoni fare se do të më shpëtoni nga dora. Unë
po ju kërkoj përfundime logjike, e ju, m'i mohoni, po deshët. Unë
dua të di se a kanë popujt të drejtë, sipas parimeve tuaja, t'i
Po, në raste skajore, ose për arsye të drejta.
Po kush do të gjykojë për ato raste skajore dhe për
Po kush tjetër, pos popujt? Pse, mos ka ndodhur vallë
ndryshe që nga fillimi i kësaj bote? S'ka fjalë se aty kemi të
bëjmë më një dënim të tmerrshëm, por shpëtimtar dhe i
Sistemi juaj ka vetëm një të keqe; ai supozon
pagabueshmërinë e arsyes së shëndoshë të popujve; mirëpo,
vallë a nuk kanë edhe popujt, sikurse njerëzit, pasionet e tyre,
Edhe popuj dënohen, po qe se gabojnë.
Dënohen me fatkeqësinë e përçarjes, anarkisë, e bile
Posa përmendët fjalën despotizëm, a shihni se prapë po
Kjo vërejtje nuk i ka hije gjenisë tuaj të madhe,
Makiavel. Pa më thoni, pra, ju lutem, si do të vepronit ju për
organizimin e despotizmit tek ata popuj ku e drejta publike
mbështetet kryesisht mbi lirinë, ku morali dhe religjioni i
zhvillojnë të gjitha lëvizjet në një drejtim të vetëm, te kombet
krishtere që jetojnë nga tregtia dhe industria, te shtetet ku jeta
politike zhvillohet para syve të shtypit i cili ndriçon skajet më të
errëta të pushtetit; përdorni të gjitha burimet e imagjinatës tuaj
të fuqishme, kërkoni, sajoni, dhe po qe se ia arrini ta zgjidhni
këtë çështje, unë do të pajtohem me ju se është mposhtur
Kini kujdes, po me ofroni një lojë të bukur. Mund t'ju
Despotizmi juve çdoherë ju del parasysh në trajtat e
vjetruara të monarkizmit oriental, kurse unë nuk e kuptoj ashtu:
në shoqëritë e reja, duhet përdorur edhe mënyra të reja të
sjelljes. Sot, për të qeverisur, nuk është më e nevojshme të
bëhen padrejtësi të rënda, t'i pritet koka armikut, ose t'u rripet
lëkura shtetasve me çka kanë. Jo, vdekja, grabitja dhe mundimet
trupore luajnë një rol mjaft të parëndësishëm në politikën e
S'ka dyshim, pranoj se ndjej njëfarë admirimi ndaj
qytetërimeve tuaja në trajtë cilindrash dhe gypash, mirëpo unë,
më besoni se mbaj hapin me këtë shekull; fuqia e doktrinave për
të cilat është lidhur emri im qëndron në përshtatshmërinë e tyre
ndaj çdo kohe dhe ndaj çdo situate. Makiaveli sot ka nipër që e
dinë çmimin e mësimeve të tij. Mendojnë se jam i moçëm, kurse
unë çdo ditë bëhem më i ri në tokë.
Dëgjomëni dhe gjykoni vet. Sot nuk është aq e
rëndësishme të dhunohen njerëzit por të çarmatosen ata. Parimi
sekret i qeverisjes qëndron në dobësimin e opinionit publik, deri
në atë shkallë sa që ai të bëhet plotësisht i çinteresuar ndaj
ideve dhe parimeve me të cilët sot kryhen revolucionet. Në të
gjitha epokat, si popujt ashtu edhe njerëzit janë kënaqur me
fjalë. Pothuajse se çdoherë kënaqen me pamjen e jashtme: më
tepër ata nuk kërkojnë. Andaj mund të krijohen institucione të
rreme që u përgjigjen fjalëve dhe ideve gjithashtu të rreme;
nevojitet talent për t'ua rrëmbyer partive këtë frazeologji
liberale, me të cilën ato armatosen kundër qeverisë. Me atë
duhet ngopur popujt deri në lodhje, deri sa të ndjejnë krupë. Sot
shpesh përmendet fuqia e opinionit publik, kurse unë do t'ju
vërtetoj se ai mund të shprehë atë që duam ne, po qe se i
njohim mirë energjitë e fshehta të pushtetit.
Ku dëshironi të dilni me këto fjalë që ne vetë përmbajnë
Po qe se Monteskieu i urtë dëshiron që ndjenjat t'i vë në
vend të politikës, ndoshta këtu duhet të ndalem; nuk kisha
ndërmend të kaloja në fushën e moralit. A më lejoni t'jua them
se si do ta kisha zgjidhur unë këtë problem? Ndërgjegjja juaj
mund të ngelë e pastër po qe se qëndrimet e mia i merrni si një
Më lejoni t'jua tregoj rrethanat themelore me të cilat
sundimtari i sotëm shpreson se mund ta forcojë pushtetin e vet.
Para së gjithash ai duhet të përpiqet që t'i shkatërrojë partitë,
që t'i shpërbëjë forcat e bashkuara, kudo që të jenë, dhe ta bëjë
të pamundshme nismën vetjake në të gjitha shfaqjet e saja, se
kështu ai do të jep shembullin e sjelljes dhe së shpejti askush
më nuk do të çohet në këmbë kundër robërisë. Pushteti absolut
nuk do të jetë me fatkeqësi, por do të shndërrohet në nevojë.
Shumica e këtyre rezultateve mund të arrihet me një organizim
të thjeshtë të policisë dhe administratës.
Duke qenë burrë shteti, të gjitha urdhëresat e mia dhe
të gjitha dekretet e mia do të çojnë vazhdimisht drejt një qëllimi
të vetëm: drejt asgjësimit të forcave kolektive dhe vetjake dhe
drejt zhvillimit të pakufizuar të mbisundimit të shtetit, duke
shndërruar sundimtarin në mbrojtës, shtytës dhe shpërblyes të
një shteti. Pushteti për të cilin ëndërroj unë duhet t'i tërheqë
drejt vetes të gjitha forcat dhe talentet e qytetërimit, në gjirin e
të cilit ekziston. Ai duhet të rrethohet nga publicistët, avokatët,
këshilltarët, njerëzit që i njohin deri në imtësi të gjitha sekretet,
të gjitha fushat e jetës shoqërore; të cilët i flasin të gjitha
gjuhët, të cilët e kanë studiuar njeriun në të gjitha rrethanat. Ata
duhet të sillen nga të gjitha vendet, s'ka rëndësi se prej ku, se
njerëzit e tillë bëjnë shërbime jashtëzakonisht të rëndësishme
me ndihmën e sjelljeve të shkathëta që i zbatojnë në politikë.
Pranë tyre nevojiten ekonomistët, bankierët, industrialistët,
kapitalistët, projektuesit, milionerët, sepse në fund të fundit çdo
gjë do të zgjidhet me ndihmën e shifrave.
Do t'ju bëj vetëm një vërejtje: përdorimi i të gjitha atyre
mjeteve supozon ekzistimin e pushtetit absolut, kurse unë ju
pyeta saktësisht se si mundeni ta vendosni atë pushtet në
shoqëritë politike që mbështeten mbi institucione liberale.
Unë këtu shqyrtoj hipotezën e cila është më e
kundërshtueshmja, shqyrtoj rastin e shtetit të formuar në
republikë, sepse në një trajtë të ngjashme pushteti do të hasë
në kundërshtim, që duket i papërballueshëm, si nga idetë, ashtu
edhe për nga zakonet, ligjet. A ju konvenon kjo hipoteze? Unë
nga ana juaj pranoj shtetin në çfarëdo trajte, të madh apo të
vogël; dhe e paramendoj të pajisur me të gjitha institucionet që
ia garantojnë lirinë dhe po ju bëj një pyetje: a besoni se mund të
ekzistojë pushtet që do të ishte i mbrojtur nga çfarëdo grushti
apo nga ajo që sot quhet grusht shteti?
Jo, kjo është e vërtetë, por së paku do të pajtoheni me
mua se një ndërmarrje e tillë do të ishte posaçërisht e vështirë
në shoqëritë politike bashkëkohore, ashtu siç janë të
Pse a thua? A nuk janë shoqëritë e tilla, si çdoherë, pre e
mbikëqyrjes? A nuk ekzistojnë kudo elemente të luftës qytetare,
Një pretendues mund ta turbullojë shtetin, në rregull;
partia e tij do të ngadhënjejë, pajtohem; pushteti do të kalojë në
duar të tjera, dhe kaq; mirëpo e drejta publike dhe vet themeli i
institucioneve mbeten të pandryshuar. Ndryshimi i pushtetit nuk
A është e mundshme të keni një iluzion të tillë?
A mund të pajtoheni, për një çast, me suksesin e një
grusht shteti kundër pushtetit ekzistues?
Të shikojmë atëherë mirë se në çfarë pozite do të
gjendem unë. Unë menjëherë do të zhduk çdo pushtet tjetër
përveç pushtetit tim. Po qe se institucionet që akoma janë në
këmbë mund të më paraqesin ndonjë pengesë, ato pengesa
mund të jenë vetëm formale. Në të vërtetë, unë nuk do t'i
shkatërroj drejtpërsëdrejti institucionet, por do t'i godas një nga
një e në mënyrë të padiktueshme dhe do ta çrregulloj
mekanizmin e tyre. Do të lejoj krijimin e një legjislacioni të ri i
cili me qëllim nuk do ta shfuqizojë të vjetrin, por që në fillim do
ta maskojë, kurse me vonë plotësisht do ta fshijë atë.
Ja pra, të themi se gjendeni në ditën e parë pas grusht
Do të hartoj kushtetutën e re dhe fund.
Dhe mendoni se një gjë e tillë nuk do të jetë e vështirë?
Ju mendoni se mjafton dhuna për t'ia rrëmbyer një kombi të
gjitha të drejtat, të gjitha arritjet, të gjitha institucionet, të gjitha
parimet me të cilat ai është mësuar të jetojë?
Nuk shoh fare kokëçarje nga shpallja e këtyre parimeve;
bile, po qe se dëshironi, mund edhe ta shkruaj parathënien e
Edhe më parë më keni bindur se jeni magjistar i madh.
Për këtë nuk nevojitet asnjë magji, asgjë tjetër përveç
Por si do t'ia arrini që mos t'i zbatoni ato parime, po qe
se i përmendni që në parathënien e kushtetutës suaj?
Kini kujdes, unë ju thash se do t'i shpallja ato parime,
mirëpo, nuk ju thashë as se do t'i shkruaj dhe as se do t'i
Nuk do të bëja asnjë përmbledhje: do të kufizohesha që
popullit t'i deklaroj se i njoh dhe konfirmoj parimet e mëdha të
S'mund ta kapë kuptimin e fshehjes së tillë të gjërave.
Po qe se do t'i numëroja shprehimisht ato të drejta, liria
ime e veprimit do të kufizohej nga ato që unë do t'i shpallja; gjë
që nuk dëshiroj. Duke mos i përmendur fare, duket sikur unë i
njoh të gjitha, kurse asnjë nga ato nuk e jap posaçërisht; kjo do
të më ndihmojë më vonë që t'i hedh poshtë, nëpërmjet
përjashtimeve, ato që do të më duken të rrezikshme.
Po qe se mund të rrezikohet pushteti im, atëherë mund
të rrezikohet vetëm nga grupet kryengritëse. Nga ata unë
mbrohem me ndihmën e dy dispozitave themelore që i kam
Thirrja e popullit, e drejta që brenda shtetit të shpallet
shtetrrethimi; unë jam në krye të ushtrisë, të gjitha forcat
publike i kam në duar të mia, me paraqitjen e kryengritjes së
parë kundër pushtetit tim, me bajoneta do ta shtypja qëndresën
dhe me zgjedhje popullore, do të mund ta shuguroja autoritetin
Ushtria, ai gjykatës i madh i shteteve, dora e së cilës
asnjëherë nuk i çnderon viktimat e veta.
Dhe ju besoni se ai gjak nuk do të rrjedhë mbi ju?
Jo, sepse në sytë e popullit sundimtari qëndron mbi
shfrenimin ushtarak. Përgjegjës janë gjeneralët, ministrat, të
cilët i kanë zbatuar urdhrat, të cilët e mbrojnë rendin.
Domethënë, ky është akti juaj i parë i sovranitetit.
Kam shkruar në "Sundimtari" një sentencë që në raste
të tilla duhet të shërbeje si rregull sjelljeje: "Uzurpatorit të një
shteti i duhet që vetëm njëherë ta zbatojnë vrazhdësinë që i
nevojitet sigurimit të tij, në mënyrë që asnjëherë më mos t’i
Të nesërmen e shpalljes së kushtetutës sime, do të
shpallë një sërë dekretesh me fuqi ligjore që përnjëherë do t'i
heqin ato liri dhe të drejta që janë të rrezikshme në rast se
Ju keni argumente që nuk lënë vend për përgjigje. Në të
vërtetë shumë mirë është zgjedhur çasti. Vendi akoma gjendet
nën terrorin e grusht shtetit tuaj. Falë kushtetutës suaj, askush
asgjë nuk ju ka refuzuar, meqë ju mund të merrni gjithçka. Për
sa u përket dekreteve tuaja, s'ka se çka t'ju lejohet, meqë ju nuk
kërkoni asgjë, kurse i merrni të gjitha.
Megjithatë, diç më pak se ju në veprim. Me gjithë forcën
e dorës dhe shikimit tuaj, ju pranoj se e kam të vështirë të besoj
se populli nuk do të çohet në këmbë me rastin e atij grusht
shteti të dytë, që ruhet rezervë dhe në prapaskenë.
Populli vullnetarisht do t'i mbyllë sytë, sepse sipas
hipotezës time, ai tashmë është mërzitur nga trazirat dhe synon
drejt pushimit, sikur rëra e shkretëtirës pas vërshimit që pason
shtrëngatën. Përndryshe mezi pres t'ju them se liritë që heq
unë, premtoj në mënyrë solemne se do t'i kthej pas pajtimit të
Në pritje të kësaj, ju drejtpërsëdrejti do t'i hiqni të gjitha
Drejtpërsëdrejti, nuk është fjalë për një burrë shteti. Unë
nuk heq asgjë drejtpërsëdrejti. Pikërisht këtu duhet që lëkura e
dhelprës të qepet mbi lëkurën e luanit. Për çka do të shërbente
politika po qe se në mënyrë të tërthortë nuk do të arrihej qëllimi
që nuk mund të arrihet me rrugë ligjore?
Me sa vërej, po hyjmë në një fazë të re.
Në "Frymën e ligjeve" ju plot mençuri vëreni se fjala liri
paraqet një fjalë të cilës i vishen kuptime mjaft të ndryshme.
Flitet se në librin tuaj mund të lexohet edhe kjo fjali: "Liria është
e drejta për të bërë atë që lejon ligji."
Mua më përgjigjet ky përcaktim i cili më duket i saktë,
dhe mund t'ju siguroj se ligjet e mia do të lejojnë vetëm atë që
Nuk do të hidhërohesha fare po qe se më tregoni se si
do të mbroheni nga shtypi. Si do ta heshtni atë?
Në fakt unë nuk kam ndër mend t'i frenoj vetëm
Fjala është për të gjitha ato që shtypen.
Së shpejti ju do të ma rrëmbeni sepse me të gjitha
Çfarë dobie ka t'u shmangesh sulmeve të shtypit, po qe
se pastaj bëhesh objekt i sulmeve të librave?
Mirë, atëherë t'ia fillojmë nga gazetaria.
Po qe se do të kisha pasur ndër mend që thjesht dhe
pastër t'i zhdukja gazetat, në mënyrë të pakujdesshme do ta
ngacmoja ndjeshmërinë publike, të cilën është çdoherë rrezik ta
provokosh botërisht. Unë do të shpall dekret që në të ardhmen
asnjë gazetë mos të mund të themelohet pa autorizimin e
qeverisë. Kështu, nuk e keni të vështirë të merrni me mend se të
gjitha gazetat që do të jenë të autorizuara në të ardhmen, në
fakt nuk do të jenë gjë tjetër veçse organe të devotshme ndaj
Shyqyr Zotit, gazetat që diçka mendojnë, do të mund të
Unë i sulmoj të gjitha gazetat e tanishme dhe të
ardhshme me ndihmën e masave tatimore të cilat kanë për t'ua
vënë drynin të gjitha ndërmarrjeve reklamuese, mu ashtu si
Me habi mund të konstatoj se në sistemin tuaj nuk
sulmohet gazetari, por sulmohet gazeta, me shkatërrimin e së
cilës humbin edhe interesat që janë tubuar rreth saj.
Le të tubohen gjëkund tjetër, s'mund të bëhet tregti me
Kanë për t'u menduar dy herë para se ta shqetësojnë
Po qe se nuk mund të luftojnë kundër jush me ndihmën
e gazetave përbrenda atëherë kanë për të luftuar me anën e
gazetave nga jashtë. Do të fusin gazeta dhe shkrime
Shtetasit e mi të cilët nga vendet e huaja kanë shkruar
kundër qeverisë sime, me kthimin e tyre në vend, do të ndiqen e
gjykohen. Është poshtërsi e vërtetë që në botën e jashtme
dikush të shkruaj kundër pushtetit të vetë.
Megjithatë për gjëra të tilla ka për të shkruar shtypi i
Supozoj se do të sundoj me një vend të madh. Më
besoni se vendet e vogla që do të gjenden në kufijtë e mi do të
jenë tepër të frikësuara. Unë do t'i detyroj të sjellin ligje të tilla
që kanë për t'i ndjekur shtetasit e tyre, në rast se ata e sulmojnë
qeverinë time nëpërmjet shtypit ose ndryshe.
Tani shoh se kam pasur të drejtë që në "Frymën e
ligjeve" kam shkruar se kufijtë e një tirani duhet të
shkatërrohen. Sipas fjalëve të Benzhamen Konstan-it [Benjamin
Constant], mbretërinë tuaj do ta shndërroni në një ujdhesë ku
njerëzit nuk kanë për të ditur se çka ndodh në Evropë, kurse
kryeqytetin do ta shndërroni në një ujdhesë tjetër ku nuk do të
Nuk dëshiroj që mbretërinë time ta shqetësojnë zhurmat
Pjesa e dytë e detyrës sime. E dini se çfarë ka për të
bërë qeveria ime? Do të shndërrohet në gazetar; në gazetari të
mirëfilltë. Do të caktoj disa gazeta, të cilat do ta paraqesin atë
që ju e quani opozitë. Po qe se opozita do të ketë dhjetë gazeta,
unë do të kem njëzet. Po qe se ajo do të ketë njëzet, unë do të
kem dyzet, po qe se do të ketë dyzet, unë do të kem tetëdhjetë.
Në fakt, kjo është punë e thjeshtë.
Jo edhe aq sa mendoni ju, sepse masat nuk duhet të
dyshojnë në këtë taktikë. Opinioni publik vetvetiu do të largohej
nga gazetat që botërisht do ta mbronin politikën time.
Gazetat që do t'i jenë besnike pushtetit tim kam për t'i
ndarë në tri-katër kategori. Në radhë të parë do t'i vë gazetat që
do të jenë të ngjyrosura me një zyrtarizëm të hapet. Mirëpo, ua
tërheq vëmendjen se nuk do të kenë mu ato gazeta ndikimin më
të madh mbi opinionin publik. Në radhë të dytë do t’i vë gazetat
që do të kenë vetëm karakter zyrtar dhe që do të kenë për
detyrë që rreth qeverisë sime t'i tubojë ato masa njerëzish të
vakët dhe indiferentë që pa çarë fare kokën pranojnë atë që
është vendosur, mirëpo nuk shkojnë me larg në besimin e tyre
Secilit opinion, secilës parti do t’ia caktoj një gazetë.
Kështu, do të kem një organ aristokratik në partinë aristokratike,
një organ republikan në partinë republikanë, një organ
revolucionar në partinë revolucionare, një organ anarkist në
partinë anarkiste. Të gjithë do të jenë në partinë time, pa e ditur
Kursejeni kokën se akoma nuk keni ardhur deri në fund.
Gjithë është punë organizimi. Për shembull, nën emrin e degës
së botimeve dhe shtypit do të themeloj një qendër aksionesh të
përbashkëta ku do të merren udhëzimet dhe nga ku do të jepen
sinjalet. Kështu, ata që nuk do të jenë në dijeni të plotë të këtij
kombinimi, do të shohin një spektakël të çdoditshëm; do të
shohin gazeta, të cilat i janë besnike qeverisë sime, por të cilat
do të brohorisin, të cilat do të çojnë rrëmujë të vërtetë kundër
Kjo i tejkalon kufijtë e mi, dhe asgjë më nuk kuptoj.
Kini parasysh së bazat dhe parimet e qeverisë sime nuk
do të sulmohen asnjëherë nga gazetat për të cilat po ju flas; ato
vetëm do të zhvillojnë një polemikë, edhe atë në kufij fare të
Po çfarë përparësie do të gjeni në atë?
Pyetja juaj është mjaft e çiltër. Rezultati, me të vërtetë i
rëndësishëm, do të jetë ai qe sa më shumë njerëz të thonë: A e
shihni se jemi të lirë, se mund të flasim nën këtë regjim, të cilin
në mënyrë të padrejtë e sulmojnë, i cili në vend që të shtypë, siç
mund të veprojë, vuan dhe toleron. Do të ketë edhe gazeta që
do t'ia lejojnë vetes liritë më të mëdha të gjuhës, mirëpo,
asnjëherë nuk do t'i sulmojnë institucionet e pushtetit. Bile edhe
armiqtë e qeverisë do të detyrohen t'ia shprehin respektin e
Të supozojmë se në kryeqytet prapëseprapë do të ngelë
një numër i konsiderueshëm gazetash të pavarura. Është e qartë
se atyre do t'u jetë e pamundshme të flasin për politikë, mirëpo
do të mund të zhvillojnë njëfarë lufte të parëndësishme ndaj
Është e vërtetë se ju aq shumë i keni shumëzuar mjetet
e represionit saqë nuk ju ngelë zgjidhje tjetër përpos grushtit.
Unë as që dëshiroj të ushtroj vazhdimisht represion, por
dëshiroj që me një urdhër të thjeshtë të mund të ndërpres
çfarëdo diskutimi lidhur me ndonjë temë që prek pushtetin.
Do t'i detyroj të gjitha gazetat që në krye të shtyllave të
tyre t'i botojnë rektifikimet që do t'ua dërgojë qeveria: censura
e tillë do të jetë edhe e ndershme edhe e hapët dhe
njëkohësisht çdo gjë do të jetë e lirë.
Dhe në këtë, vetëkuptohet, nuk do të ketë hapësirë për
Qartë, diskutimi do të mbyllet me aq.
Në atë mënyrë ju çdoherë do ta thoni fjalën e fundit.
Gazetat e mia do të jenë çdo ditë të mbushura me
fjalime zyrtare, me raporte që do t'u paraqiten ministrive ose
sundimtarit. Unë jetoj në një epokë në të cilën besohet se do të
mund të zgjidhen të gjitha problemet e shoqërisë, në të cilën
zhvillohet luftë e pandërprerë për rritjen e mirëqenies së klasës
punëtore. Këto çështje paraqesin një argëtim të këndshëm për
ata që janë të ngarkuar me politikën e brendshme. Është e
nevojshme që qeveritë të lënë përshtypjen se janë vazhdimisht
të zëna; ata që qeverisin të duken në veprimtari të pandërprerë,
në një lloj ethesh, që vazhdimisht ta tërheqin vëmendjen me risi,
Në fushën e tregtisë, industrisë, artit, bile edhe të
administratës, do të bëj çmos që të studiohet çdo lloje projekti,
plani, kombinacioni, ndryshimi, ripunimi, përmirësimi, jehonën e
të cilëve në shtyp do ta mbështesin shumë publicistë të
frytshëm. Objektivi i vetëm, i pandryshueshëm, i të gjitha
deklaratave të mia publike do të jetë mirëqenia e popullit. Edhe
kur të flas personalisht, edhe kur t'i çoj të flasin ministrat e mi
dhe shkrimtarët e mi, do të flitet vazhdimisht për madhështinë e
vendit, për begatinë e tij dhe për madhështinë e misionit dhe
fatit të tij. Do të flitet vazhdimisht për parimet e të drejtës
moderne, për problemet e mëdha që e shqetësojnë njerëzimin.
Në shkrimet e mia do të ndjehet fryma e liberalizmit më
Do të jetë tejet e rëndësishme që të vihen në pah
gabimet e paraardhësve të mi, të thuhet se unë ia kam arritur që
t'u shmangem atyre. Ndaj regjimeve që i kanë paraprirë
pushtetit tim duhet të ruhet njëfarë antipatie, bile edhe neveri,
që më në fund do të bëhet i papërmirësueshëm si pendimi.
Jo vetëm që një numri të konsiderueshëm gazetash do
t'u jap për detyrë që pa pushim ta lartësojnë lavdinë e qeverisë
sime, që të gjitha qeverive të tjera, përveç times, t'ua hedhin
përgjegjësinë për gabimet e politikës evropiane, por, do të
dëshiroja që një pjesë e atyre lëvdatave të duken vetëm si
jehonë e gazetave të huaja, nga të cilat do të ribotohen shkrime,
të rrejshme ose të vërteta, që do t'i bëjnë nderim të
shkëlqyeshëm vet politikës sime. Të shfrytëzohet shtypi në të
gjitha trajtat e tij, ja, ky është ligji i pushteteve që sot dëshirojnë
Posa keni ndërtuar mbi bazën e shtypit një legjislacion
të mrekullueshëm. I keni heshtur të gjithë zërat, me përjashtim
të zërit tuaj. Ja parti memece pranë jush. A nuk frikësoheni fare
Jo, sepse do të isha fare i pakujdesshëm, po qe se me një
të rënë me dorë nuk do t'i çarmatosja të gjithë përnjëherë.
Së pari do t'ia filloj me internimin e atyre që marrjen e
pushtetin nga ana ime e kanë pritur me armë në dorë.
Organizimi i shoqatave të fshehta ose të qenët anëtar i tyre do
Mirë, pra, në të ardhmen, po shoqatat që kanë ekzistuar
Do t'i dëboj të gjithë ata për të cilët dihet botërisht se
E pse pra, pa gjykim? Vendimi i një qeverie, a nuk është
vallë edhe gjykim? Në ato vende të cilat vazhdimisht janë të
shqetësuara nga trazirat qytetare, paqja duhet të kthehet me
ndihmën e akteve që përmbajnë rreptësi të pamëshirshme, po
qe se ekziston një numër i caktuar viktimash që duhet marrë për
sigurimin e qetësisë, atëherë ashtu edhe bëhet.
Nuk guxoj t'ju bëj asnjë vërejtje. Megjithatë, më duket
Nëse kjo i drejtohet shpirtmadhësisë time, do të shoh.
Butësia juaj disi më jep qetësi. Megjithatë, ka çaste kur
njeriut do t'i ngrihej gjaku në trup po t'ju dëgjonte.
Pse? Unë kam jetuar fare afër Cezar Borxhias, i cili ka
lënë një famë të tmerrshme dhe të merituar pas vetes.
Megjithatë, unë ju siguroj se, meqë tashmë ka kaluar koha e
ekzekutimeve, ai ka qenë një njeri goxha zemërmirë. E njëjta gjë
do të mund të thuhej për gati të gjithë sundimtarët absolutë; në
qenie ata janë të mirë, ata janë sidomos të mirë për vegjëlinë.
Nuk e di se vallë mos ju dua më shumë kur shpërthen
zemërimi në ju. Butësia juaj më tmerron edhe më tepër. T'i
kthehemi bisedës sonë. Pra, i keni shkatërruar shoqatat e
Mos nxitoni. Unë shoh njëfarë mundësie që disave nga
ato shoqata t'u mundësojë një ekzistencë ligjore ose, edhe më
mirë, që të gjitha t'i centralizoj në një të vetme dhe unë ta
emëroj kryesorin e saj. Në atë mënyrë do t'i mbaj në dorë
elementet e ndryshme revolucionare që shteti i përmban në
Kështu pra do të ruheni mirë nga komplotet.
Do të ishte mirë t'ju them edhe një gjë: se me ligj do të
ndalohen tubimet që tejkalojnë një numër të caktuar
Pse, a edhe imtësitë e tilla ju interesokan? Mirë pra, po
qe se dëshironi, nuk do të lejohet tubimi i më tepër se
Si ashtu? Miqtë d.m.th. nuk do të mund të hanë darkë së
bashku po qe se janë më tepër se numri që cekët?
Ju mjaftoi kaq për t'u alarmuar, ju shoh unë, në emër të
gjallërisë gale. E pra mirë, do të munden takohen për darkë, por
me një kusht: mos të bisedojnë për politikë.
A do të mund të bisedojnë për letërsi?
Po, por me kusht që mos të tubohen për qëllime politike
Në sisteme të tilla, qytetarët e kanë vështirë të jetojnë
E keni gabim, sepse këto kufizime do të vlejnë vetëm
për kundërshtarët. Kuptohet vetvetiu se me këtë nuk merrem
fare me rastet e kryengritësve që çohen kundër pushtetit tim, as
me atentatet që kanë për qëllim ta përmbysin atë. Ato janë
krime të vërteta të cilat shtypen me ndihmën e dispozitave të
Nuk mjafton të themelohet një legjislacion drakonian,
por duhet të gjendet edhe një administratë gjyqësore që do të
dojë ta aplikojë atë, e kjo nuk është gjë e lehtë.
Domethënë, ju do ta shkatërroni organizimin juridik?
Unë nuk shkatërroj gjë: Unë ndryshoj dhe rinoj.
Atëherë, ju do të formoni gjyqe ushtarake, të
Para së gjithash, nuk do të jetë fare e nevojshme të
shpallet një numër i madh ligjesh të rrepta. Shumica e tyre do të
jenë akoma në fuqi nga më parë, sepse në çaste krize çdo
sundimtar, detyrohen t'u drejtohet ligjeve të rrepta, nga të cilat
disa ngelin dhe disa dobësohen pasi të shmanget nevoja që ka
sjellë deri te shpallja e tyre. Duhet përdor edhe nga të parët
edhe nga të dytët. Për sa u përket ligjeve të rrepta, zbatimi i
tyre nuk do të jetë fare i lehtë, sepse në ato vende ku
administrata gjyqësore është e pashmangshme, ajo vetvetiu
edhe bën qëndresë gjatë interpretimit të ligjit, ndaj ushtrimit të
Unë do të shpall një dekret me të cilin administrata
gjyqësore, në një moshe të caktuar, do të nxirret në pension.
Është në interes të rendit shoqëror që gjykatësit të jenë çdoherë
në anën e pushtetit. Unë gjej pikëmbështetje atje ku sot atë e
gjen edhe çdokush tjetër, në drejtësi.
Drejtësia të cilës njerëzit i binden, është çdoherë
drejtësia më e fortë. Unë personalisht nuk njoh asnjë përjashtim
Nuk mund t'ju fsheh se ju mbetet akoma shumë për të
bërë në mënyrë që të më bindni plotësisht rreth kohëzgjatjes së
sundimit tuaj. Gjëja që më habit më së shumti në këtë botë,
është fakti se ju për bazë keni marrë zgjedhjet popullore. Do të
doja t'ju shihja se si do t'ia bëni kur të vijë koha që votimi të
zbatohet edhe për emërimin e funksionarëve?
Qeveria është ajo që i emëron funksionarët në të gjitha
Ata të bien nën kompetencën e administratave
komunale, në përgjithësi i zgjedh vet populli.
Kjo mund të ndryshohet me një ligj. Në të ardhmen ata
Po deputetët popullorë, mos vallë edhe ata do t'i
Edhe vet e dini mirë se kjo është e pamundshme.
Atëherë më vjen keq për ju, sepse po qe se lejoni që
votimi të bëhet vetvetiu, nuk do të kalojë gjatë kohë dhe
kuvendi i deputetëve të popullit, nën ndikimin e partive të
ndryshme, do të mbushet me deputetë që do të kenë qëndrim
Andaj mua në asnjë çast nuk më ka vajtur mendja të
lejoj që zgjedhjet të zhvillohen vetvetiu.
Këtë edhe pritja. Si do ta zgjidhni këtë çështje?
Gjëja e parë është që rreth qeverisë të tubohen të gjithë
ata që dëshirojnë ta përfaqësojnë vendin. Kandidatëve do t'ua
imponoj betimin solemn. Këtu nuk bëhet aspak fjalë për ndonjë
betim që do t'i jepet popullit, ashtu siç kishin ndër mend
revolucionarët tuaj të 89-shit. Unë dua betim besnikërie ndaj
Por meqë në politikë ju nuk druani fare se mund t'i
lëndoni njerëzit tuaj, si mund të shpresoni se për këtë çështje
njerëzit do të tregohen me më shumë skrupuj se ju vet?
Unë llogaris pak ndërgjegjen politike të njerëzve,
llogaris fuqinë e mendimit. Betimi që unë do ta imponoj do t'u
paraprijë zgjedhjeve dhe nuk do t'i pasojë ato. Në atë mënyrë do
të jetë fare e paarsyeshme që nga unë të kërkojnë zgjedhje po
qe se paraprakisht nuk është vendosur që të më shërbejnë mua.
Si bartës i tërë pushtetit që më është besuar nga populli, në
fakt, unë jam përfaqësuesi i tij i vërtetë. Ato që i dua unë, i do
populli, ato që i bëj unë, i bën populli.
Unë do të befasohesha pa masë po qe se në këtë sistem
do të dilnin zotësi dhe talente të shumta.
Rendit publik ka më pak nevojë për njerëz të talentuar
sesa për njerëz që i janë besnik pushtetit. Zotësia e madhe është
përqendruar mbi fronin e sundimtarit dhe mbi ata që e
rrethojnë, gjetkë ajo është e kotë.
Duhet të arrijmë deri te ajo që në shtet mos të mbetet
kush tjetër përveç proletariatit, disa milionerëve dhe ushtarëve.
Megjithatë, unë vërej rreth jush gjëra që ende nuk i keni
prekur: kleri, universiteti, avokatët. Sidoqoftë, më duket se mes
tyre fshihen rreziqe më të mëdha se sa duken.
Për sa i përket universitetit, jam deri diku i kënaqur me
gjendjen aktuale të gjërave. Në të vërtetë, edhe vet e dini se sot
universitetet nuk janë të organizuara si dikur. Ato pothuajse
kudo kanë humbur autonominë e tyre dhe nuk janë gjë tjetër
veçse një institucion publik në shërbim të shtetit. Kështu që, siç
u thashë edhe më parë, ku është shteti, aty është edhe
sundimtari; ai ka në dorë drejtimin moral të enteve publike;
pikërisht nëpunësit e tij e frymëzojnë rininë. Drejtuesit si edhe
anëtarët e këshillit mësimdhënës në të gjitha nivelet i emëron
qeveria, ata varen nga ajo dhe mjafton kështu. Por një gjë nuk
do e lë pa e bërë: në studimet e drejtësisë kam do ta ndaloj
Me siguri keni arsye për ta bërë një gjë të tillë.
Nuk dua që të rinjtë me të dalë nga shkolla të merren
me politikë mbrapsht; që, me të mbushur tetëmbëdhjetë vjet, të
përzihen në hartimin e kushtetutave, ashtu siç merren me
shkrimin e tragjedive. Gjeneratat që lindin gjatë sundimit tim
duhet të edukohen me respekt ndaj institucioneve ekzistuese,
me dashuri ndaj sundimtarit. Do të dëshiroja që sa të jem gjallë
nëpër shkolla të mësohet historia e sundimit tim.
Me fjalë të tjera, kështu do t’ju bëhet pareshtur apologji.
Është e qartë se nuk do të lejoj të më përçmojnë. Duhet
gjithashtu të reagohet kundër arsimit të lirë. Universitetet në
vete fshehin një armatë të mirëfilltë profesorësh që duhet
shfrytëzuar jashtë mësimit, për propagandimin e doktrinave të
mira. Do t'u mundësoj të mbajnë ligjërata të lira në të gjitha
Thënë ndryshe, ju për vete do t'i rrëmbeni shkëndijat e
Nejse, të kalojmë në një temë tjetër.
Ju ma tërhoqët vërejtjen për avokatët. Unë e kam mirë
parasysh se kjo shtresë do të jetë vatër e ndikimeve të
pandërprera armiqësore ndaj pushtetit tim. Ai profesion zhvillon
karaktere të ftohta dhe këmbëngulëse, ju Monteskie e dini këtë
edhe më mirë se unë sepse unë nuk harroj se gjendem përballë
pasardhësit të atyre zyrtarëve të mëdhenj gjyqësor të cilët me
aq shkëlqim kanë mbështetur fronin mbretëror në Francë.
Dhe të cilët janë treguar tejet të bindshëm në
regjistrimin e dekreteve, kur me to shkelnin ligjin e shtetit.
Në atë mënyrë ata edhe vet e kanë përmbysur shtetin.
Nuk do të lejoj që ligjëratat e mia të drejtësisë të shndërrohen
në kuvende ku avokatët, falë paprekshmërisë së togës së tyre,
do të merren me politikë. Do të shpallë një dekret me të cilin
avokatët do të detyrohen që licencën për ushtrimin e detyrës së
Është më se e vërtetë se masat më të urrejtshme mund
të ndihmohen me gjuhën e arsyes. Të shohim tani, çka do të
bëni me klerin? Ruajuni nga prifti: ai varet vetëm nga Zoti, kurse
ndikimi i tij ndjehet kudo, si në tempull, ashtu edhe në familje
dhe në shkollë. Ju s'mund t'i bëni gjë atij: hierarkia e tij nuk
është e juaja, ai i nënshtrohet një kushtetute që nuk pritet as me
ligj e as me shpatë. Po qe se sundoni një popull katolik dhe
klerin keni për armik, herët apo vonë do të vdisni, bile edhe
sikur tërë populli ta kishit në anën tuaj. Popujt krishterë çdoherë
do t'i shmangen despotizmit, sepse krishterimi e ngre dinjitetin
e njeriut tepër lart që atë të mund ta lëndojë despotizmi. Mos
harroni se fjala e krishterimit është fjalë e lirisë.
Nuk e kam qartë nga ju pëlqyeka aq shumë që priftin ta
bëni apostull të lirisë. Kurrë nuk kam parë një gjë të tillë: as në
lashtësi dhe as në kohërat e reja. Te priftërinjtë unë çdoherë
kam gjetur mbështetjen e natyrshme të pushtetit absolut. Kleri
duhet të më mbështesë, se parimet e mia të pushtetit janë në
përputhje me parimet e tij. Kurse, po qe se ndodh që ai të
tregohet kundërshtar, po qe se shfrytëzon ndikimin e vet për të
nisur luftë të fshehtë kundër pushtetit tim.
Brenda kishës mund të shkaktoj një skizmë që do t'i
këpuste të gjitha lidhjet e klerit me Romën. Pse mos të jetë
kryesuesi i pushtetit politik njëkohësisht edhe në krye të
pushtetit religjioz? Pse sundimtari mos të jetë edhe papë?
Misioni im si sundimtar katolik është pikërisht ta mbroj kishën.
Mjafton që Selisë së Shenjtë t'ia tregoj gjendjen morale të
popullit tim dhe t'i them Shën Pjetrit: „Unë ju mbështes, unë do
t'ju shpëtoj, këtë e kam për detyrë, por së paku mos më sulmoni,
më mbështetni me ndikimin tuaj moral".
Fizionomia juaj e sundimtarit bëhet gjithnjë e më e
qartë. Meqë e paraqitët portretin tuaj, me siguri keni edhe të
tjera vese dhe virtyte, që do t'ia lejoni vetes.
Kini ju lutem mëshirë ndaj njerëzve të dhënë pas
epsheve. Pasioni ndaj grave mund ta shtrëngojë një sundimtar
më tepër se çka mendoni ju. Henriku i Katërt një pjesë të
popullaritetit të vet ia ka pasur borxh papërmbajturisë së vetë.
Njerëzit janë asisoj sa që u pëlqen vesi i tillë i atyre që i
sundojnë ata. Këto ide janë franceze dhe mendoj se nuk ka arsye
që ato mos t'i pëlqejnë autorit të Letrave Persiane.
Njeriu mund të jetë njëkohësisht serioz dhe galant, këtë
e keni dëshmuar ju. Mund t'ju garantoj se në mbretërinë time
nuk ka për të sunduar mërzia. Popullit do t’i dhuroj spektakle
dhe ceremoni madhështore, do të ndërtoj pallate, do t'u ofroj
mikpritje mbretërve, do të sjell ambasadorë nga vendet më të
largëta Nuk më lejohet që të thellohem në shqyrtime tejet të
njëanshme, mirëpo mirësjellja më e madhe e sundimtarit ka për
qëllim ta bëjë për vete simpatinë e pjesës dërmuese të
Tani kaluat në poezi. Ashtu siç mund t'ju prek çdo gjë, a
Po. A më lejoni t'ju paraqes disa detaje rreth organizimit
Do t'ia filloj me krijimin e një ministrie të policisë, që do
të jetë ministria kryesore dhe do të përfshijë shumë shërbime
me të cilat unë do ta pajis pushtetin tim. Përndryshe, në kuadër
të ministrive të tjera do të organizoj shërbime përkatëse,
shumica e të cilave do të shkrihen pa zhurmë në ato që ju sot i
quani ministri të punëve të brendshme dhe ministri të punëve të
jashtme. Mbase e keni plotësisht të qartë se nuk më intereson
fare diplomacia por vetëm mjetet e nevojshme për të garantuar
sigurimin tim, të jashtëm e të brendshëm. Asgjë nuk është më e
vlefshme se sa jeta e sundimtarit. Nga policia unë do të krijoj një
institucion aq madhështor sa që në zemër të perandorisë sime
njëra gjysmë e popullsisë do ta shohë gjysmën tjetër.
A nuk e prekni kështu edhe lirinë vetjake?
Unë e respektoj lirinë vetjake, mirëpo nuk do të
përmbahem që në at drejtim të bëj disa ndryshime të vyeshme
Kush e cakton, në të vërtetë, lirinë vetjake në shtetet
Kolegji gjykues, i cili me numrin dhe pavarësinë e vet
Si mendoni ju që drejtësia të veprojë shpejt gjatë
burgosjes së kriminelëve përkundër plogështisë së vendimeve të
E kam për ata që vrasin, vjedhin, që bëjnë kundërvajtje
të dënueshme me ligj. Këtij juridiksioni duhet t'i jepet uniteti i
aksionit për çfarë edhe ka nevojë: kolegjin tuaj unë e
zëvendësoj me një gjykatës të vetëm i cili është i ngarkuar të
Por këtu nuk bëhet fjalë për kriminelë, me një dispozitë
të tillë ju rrezikoni lirinë e gjithë qytetarëve. Së paku bëni një
lloj dallimi në vet titullimin e aktpadisë.
Pikërisht atë unë nuk dua ta bëj. Vallë ai që ndërmerr
diçka kundër pushtetit a nuk është po aq ose bile edhe më tepër
fajtor se ai që kryen një vepër penale ose një kundërvajtje të
rëndomtë? Çka i shtyn njerëzit të merren me politikë?
Jo. Duhet bërë dallimi midis kundërvajtjes ndaj të drejtës
së përgjithshme dhe kundërvajtjes politike. Po qe se dënimi i
rreptë dhe i ashpër është gjë e pashmangshme, atëherë atë
duhet kompensuar me përpikëri. Në ushtri, në administratën
publike, në të gjitha shërbimet publike, do të mund të shkohet
përpara në bazë të dallimeve, nuancave të mendimit dhe sipas
nivelit të besnikërisë ndaj udhëheqjes sime. Mbetët pa fjalë.
Legjislacioni juaj i brendshëm është i paqortueshëm.
Pasi që vjen nga goja juaj, ky kompliment po më prek në
Ju ngelë të zgjidhni problemin më të vështirë.
Kjo çështje nuk është fare e huaj në mes të
preokupimeve të mia. Më kujtohet, ju kam thënë një herë se
gjithçka, në fund të fundit, do të zgjidhet me shifra.
Shumë bukur, por në këtë lëmi ka për t'ju kundërshtuar
Ju po më shqetësoni, sepse unë i takoj një shekulli që ka
qenë barbar në fushën e ekonomisë politike dhe fare pak kuptoj
Kurse unë nuk di gjë për mjetet për ekzistimin e
pushtetit absolut në shoqëritë bashkëkohore. Sot lufta nuk u
sjell më asnjë leverdi atyre që e zhvillojnë atë. Ajo i shkatërron
edhe ngadhënjimtarët edhe të mundurit. Ja pra një burim të
ardhurash që ju ka dalë dorës. Ju mbeten tatimet.
Si bazë aksioni unë kam proletariatin, masa e të cilit nuk
posedon asgjë. Tatimet shtetërore pothuajse nuk e prekin fare
atë dhe unë do të bëj ashtu që fare mos ta prekin. Masat
tatimore kanë fare pak të bëjnë me klasën punëtore; ato nuk
Ju keni për qëllim që t'i çoni të paguajnë ata që
posedojnë, sipas dëshirës së atyre që nuk posedojnë.
Në të vërtetë kjo as që është e vërtetë, sepse në
shoqërinë e sotme, nga pikëpamja ekonomike, nuk ka as të
pasur, as të varfër. Këtë përgjon borgjezi i së ardhmes, në sajë të
ligjit të punës. Është gabim i madh të besosh se proletariati
mund të ketë dobi nga cenimi i prodhimtarisë. Duke i varfëruar
me ligje tatimore ata që posedojnë, mund të krijohen vetëm
situata artificiale dhe me kohë, do të varfërohen edhe ata që
Pse, a nuk i është e rezervuar, formalisht, në shtete
kushtetuese kjo aftësi sundimtarit, që me urdhëresë mund të
hapë kredi plotësuese ose të jashtëzakonshme?
Por me kusht që ato urdhëresa të shndërrohen në ligj
gjatë mbledhjes se dhomave të Kuvendit. Nevojitet miratimi i
Ato mund të miratohen pasi të jenë bërë shpenzimet.
Për fat të keq shpenzimi nuk mund të bëhet pa
Atëherë qenka e pamundshme të sundohet.
Bile si duket, edhe është e pamundshme.
Pranoj se më tmerruat fare me këtë bisedë financiare,
por ta lëmë atë mënjanë. Pas një grusht shteti, a është vallë i
pashmangshëm edhe grusht shteti financiar? Ditën e parë pas
ardhjes sime në pushtet, as që do të bëhet fjalë për votimin e
buxhetit. Unë buxhetin do ta dekretoj në mënyrë të
jashtëzakonshme, në mënyrë diktatoriale do t'i hapë kreditë e
nevojshme dhe këto të fundit ka për t'i miratuar këshilli im
Që nga viti që pason do të kthehem në kornizat e
ligjshmërisë. Po qe se paraardhësit e mi kanë sjellë ligje, atëherë
Jam duke ju dëgjuar me të vetmin qëllim që deri në fund
ta dëgjoj mendimin tuaj të çuditshëm.
Unë do t'i rruaj parimet themelore të së drejtës publike.
Këtu, si kudo, çdo gjë bazohet mbi zgjedhjet popullore. Përveç
kësaj, edhe në fushën e financave ekzistojnë fraza stereotipe të
cilat bëjnë përshtypje të madhe mbi popullin, e qetësojnë dhe e
inkurajojnë atë. Andaj, gjatë prezantimit të shkathët të ndonjë
borxhi, thuhet: „Kjo shumë nuk është fare e tmerrshme, ajo
është normale dhe në pajtim me buxhetin e mëparshëm, shuma
e huajës pa mbulesë nuk ka asgjë shqetësuese". Taksapaguesi
shqetësohet më pak nga shpërpjesëtimi i buxhetit po qe se
ndokush ia përsërit gjërat në mënyrë të besueshme. Po qe se
prishet baraspesha e buxhetit dhe po qe se për vitin që vjen
duam ta përgatisim opinionin publik për ndonjë zhgënjim
financiar, atëherë, në raport, që më parë thuhet se vitin e
ardhshëm deficiti do të jetë vetëm kaq e kaq. Po qe se deficiti
del më i vogël se sa është paraparë, atëherë kjo paraqitet si
fitore e vërtetë; po qe se është më i madh, atëherë thuhet:
„Deficiti doli më i madh se parashikimet, mirëpo vitin e kaluar ai
arriti një shumë akoma më të lartë. Sidoqoftë, situata është më
e mirë, sepse është harxhuar më pak dhe jemi ballafaquar me
rrethana jashtëzakonisht të vështira. Mirëpo, vitin që vjen, rritja
e të ardhurave sipas të gjitha gjasave do të lejojë të arrihet
baraspesha që aq kohë përpiqemi ta arrijmë; huaja do të
zvogëlohet, kurse buxheti do të baraspeshohet në mënyrë të
volitshme. Mund të shpresojmë se ky përparim do të vazhdojë
edhe në të ardhmen, duke përjashtuar rrethanat e
jashtëzakonshme, dhe se baraspesha do të bëhet e zakonshme
për financat tona, ashtu siç kërkon edhe rregulli".
Përqeshja juaj ka diçka të skëterrshme në vete.
Mirë pra. Ju keni në duar fuqinë më të madhe të kohës
moderne, paratë. Me siguri se do të bëni vepra të mëdha. Ky do
të jetë rast që më në fund të tregoni se edhe e keqja ka një të
Mirëbërësia ime më e madhe do të jetë ajo se popullit
do t'ia dhuroj paqen e brendshme. Të mirët do të inkurajohen,
kurse të ligët do të dridhen. Unë ia kam kthyer lirinë, dinjitetin
dhe fuqinë shtetit, që para ardhjes sime në fuqi ishte plotësisht i
Pasi të keni ndryshuar kaq shumë gjëra, vallë a nuk do
të arrini deri atje sa që ta ndryshoni edhe kuptimin e fjalëve?
Frymës ndërmarrëse unë do t'i jap një hov të çuditshëm.
Vështrimit do t'i hapë rrugë të reja dhe deri atëherë të
panjohura. Pushteti im do të lirojë edhe disa të tjerë nga hallkat
e veta. Disa veprimtari kam për t'i çliruar nga kufizimet ligjore:
kasapët, bukëpjekësit dhe ndërmarrësit e teatrove do të jenë të
Të lirë për të pjekur bukë, të lirë për të shitur mish dhe
të lirë për të organizuar shfaqje teatrale, pa kërkuar leje nga
A nuk keni gjë më të mirë për të më mësuar?
Unë vazhdimisht do të merrem me fatin e popullit.
Qeverisni sa më pak dhe populli nuk do të kërkojë asgjë
nga ju sepse nuk do t'i jeni fare i nevojshëm.
Do të bëj gjithçka për përmirësimin e kushteve
materiale të punëtorëve fizikë. Masa e punëtorëve që do të jetë
në duart e mia, nuk duhet të kthehet kundër meje po qe se një
ditë ngelë pa bukë. Do të ndërtoj godina të mëdha nëpër gjithë
vendin, dhe si rezultat, do të arrijë që ta rrallojë hapësirën ku
mund të jetojë zejtari, që ata të shpërngulen në lagjet e jashtme
të qytetit dhe që së shpejti edhe ato t'i braktisin, sepse
shtrenjtësia e jetesës do të rritet me rritjen e qirave të
banesave. Në kryeqytetin tim nuk do të mund të banojnë ata që
jetojnë nga puna e përditshme. Unë do të ndërtoj qytete të
mëdha ku qiratë do të jenë të ulëta dhe ku masat e popullit të
Në godinat e panumërta që do t'i ndërtoj duhet të
skalitet emri im. Stema i me, shenjat e mia duhet të vendosen
kudo. Portreti im duhet të vendoset nëpër të gjitha entet
Jo pranë, por përballë, sepse pushteti i sundimtarit është
përfytyrimi i pushtetit hyjnor. Festa ime do të jetë festë e
popullit. Qëllimet e mia janë të padepërtueshme edhe për më të
afërmit e mi. Në atë aspekt do të jem si Aleksandri i Gjashtë dhe
si Cezar Borxhia, për të cilët në oborrin romak në mënyrë
proverbiale thuhej, për të parin se „nuk e bënte asnjëherë atë që
thoshte", kurse për të dytin, se „nuk e thoshte asnjëherë atë që
bënte". As që mund ta merrni me mend se çfarë prestigji i jep
sundimtarit aftësia e tillë e transformimit. Po qe se ajo është e
shoqëruar nga forca e veprimit, atëherë ai është i rrethuar nga
një respekt besëtytë, këshilltarët e tij do të pyeten në mes veti
se çfarë do të del nga goja e tij, kurse populli nuk do të ketë
besim në askënd tjetër, përveç se në të. Në sytë e popullit
sundimtari mishëron Perëndinë, rrugët e së cilës janë të
panjohura; virtytin, aq më tepër, lirinë. Ashtu siç mishëron edhe
revolucionin, përparimin, frymën moderne. Nuk them të më
duan, por them të përkulen përpara meje, që populli të më
adhurojë, të ndërtojë altarë për mua po qe se dëshiroj. Unë jam
njëri nga mbretërit e Egjiptit, jam Faraoni, Kiri, Sardanapali,
shpirti i popullit çel si lule kur kaloj unë.
Kur të mundojnë ndonjë fatlig, ai do të thotë: „Sikur ta
dinte mbreti!" Do të më përmendin si zot. Në fatkeqësi, në zjarr,
kam për të ardhur, populli do të gjunjëzohet përpara këmbëve
të mia, ai do të më bartë edhe mbi krahë, sikur Zoti t'i dhuronte
Kjo nuk do t'ju pengonte që ta shkatërroni me topa
edhe për shenjën më të vogël të qëndresës.
Kjo është e vërtetë, por nuk ka dashuri pa vrazhdësi.
Ushtrimi i pushtetit është gjë e mrekullueshme. Në këto kushte
do të sundoj dhjetë vjet, pa ndryshuar gjë në ligjet e mia. Ky
është i vetmi çmim që duhet paguar për suksesin përfundimtar.
Asgjë, absolutisht asgjë nuk duhet të ndryshohet gjatë kësaj
periudhe. Mburoja mbi gjoksin e popullit tim duhet të jetë prej
hekuri dhe plumbi. Dhe ja se çfarë ka për të thënë ai: „Nuk kemi
gjë tjetër përveç asaj që meritojmë: të vuajmë". Atëherë do të
vijë koha për lirimin e shtrëngesave, për kthimin e lirisë.
Populli do t'ju përgjigjet: „Mbajeni atë që keni
Sa mirë që vërej urrejtjen e pamëshirshme të partive.
Mos u jepni gjë kundërshtarëve tuaj politikë, asgjë, as edhe
Jo, Makiavel, asgjë, asgjë, viktima nuk merr mirësi nga
Çka duhet bërë në politikë për t'iu shmangur çdo
rreziku nga shpërthimi i mundshëm? Syçelësia e padukshme.
Ashtu do të jetë. Unë nuk do t'ia kthej disa liri të
konsiderueshme, kjo është e sigurt, mirëpo, shikoni megjithatë,
se deri në çfarë mase absolutizmi ka depërtuar në shprehitë e
njerëzve. Mund të vë bast se me t'u dëgjuar zhurma e parë rreth
këtyre lirive, rreth meje do të sajohen shpifje të tmerrshme.
Ministrat e mi, këshilltarët e mi do të çirren që ta braktis
qeverisjen, do të thonë se çdo gjë është e humbur. Do të më
përgjërojnë në emër të shpëtimit të shtetit, në emër të vendit,
që mos të ndërmarr gjë. Populli ka për të thënë: Çka ëndërron
ky më? Gjenia e tij është në rënie. Njerëzit indiferentë do të
thonë: I erdhi fundi, kurse ata që më urrejnë do të thonë: Ky më
Ngutuni më t'i jepni fund, Makiavel. Zoti m'i fshiftë nga
kujtesa deri në vijën e fundit gjitha ato që pak më parë i
Kini kujdes, Monteskie. Para se të shkrihet në përjetësi
kjo minutë që është duke filluar ju sërish dhe me ankth keni për
Ju pra dëshironi që unë të dal nga nata e përjetshme për
t'ju turpëruar. Jo, Makiavel. Ju vet keni porositur që deri në atë
shkallë të degradohet njerëzia. Ju vet keni bërë komplot kundër
ndërgjegjes, ju vet keni ardhur deri te ideja që shpirti njerëzor të
shndërrohet në një baltë ku as krijuesi hyjnor nuk do të
Mos ta vazhdojmë më as edhe një çast këtë bisedë.
Ah, liri! Ja pra me çfarë fuqie ti qëndron në disa shpirtra
derisa populli të urren ose derisa ngushëllohet me ty nëpërmjet
A mbaroi më kjo ëndërr rrëqethëse?
Ëndërr. Ah, Monteskie, gjatë kohë kemi për të qarë:
grisni e bëjeni copë Frymën e ligjeve, kërkoni ndjesë Zotit për
pjesën tuaj në këtë qiell, sepse ja ku vjen e vërteta e tmerrshme
që ju tashmë e parandieni, asgjë nuk është ëndërr në atë që ju
thash pak më parë. Ajo që pak më parë ju përshkrova, ajo tërësi
gjërash monstruoze para së cilave edhe shpirti kthehet mbrapa i
hutuar, ajo vepër që vetëm skëterra mund ta kryejë, të gjitha ato
janë bërë, të gjitha ekzistojnë në këtë çast, në një pjesë të botës
Engjëll shfarosës. Vini nën zgjedhë popujt. Ju nuk do të
pengoni që ndokund të gjenden edhe shpirtra të lirë, që s'do t'ju
përfillin, urrejtja e të cilëve do të mjaftojë për t'i mbrojtur të
drejtat e njohurisë njerëzore, të cilat Zoti i ka bërë të
Zot i amshueshëm, a shihni se çka keni lejuar.
Edhe shpirtrat janë po aq të pagdhendur, sa janë edhe
Nuk duhet ëndërruar miku im i dashur.
Shqipëruar gjatë muajit mars 1990 në Tiranë.
Administrative Appeals Tribunal DECISION AND REASONS FOR DECISION [2008] AATA 639 ADMINISTRATIVE APPEALS TRIBUNAL No NT2005/7, NT2005/56 to 65 TAXATION APPEALS DIVISION ROCHE PRODUCTS PTY LIMITED Applicant COMMISSIONER OF TAXATION Respondent DECISION Tribunal Place Sydney Decision The decision of the Commissioner of Taxation is
Marchés notifiés depuis le compte rendu au Conseil Municipal du 11 octobre 2013 A.O. : Appel d'Offres / M.A.P.A. : Marché à Procédure Adaptée / M.B.C. : Marché à Bons de Commande / M.N. : Marché Négocié N° de marché procédure intitulé des lots Titulaire Montant notifié Acquisition de matériels pour la maintenance des Acquisition de matériels pour la maintenance